Pasi i kërkoi Iranit dhe Izraelit të ndalojnë të shtënat, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka bërë një tjetër reagim, duke thënë se të dyja palët po punojnë për një armëpushim pas rindezjes së konfliktit me sulme të reja.

Në një postim në Truth Social, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se edhe negociatat përfundimtare për paqen vazhdojnë, duke shtuar se ato nuk mund të pengohen nga, siç ka shkruar ai, “injoranca dhe budallallëku”.

“Të dyja palët, Izraeli dhe Irani, po kërkojnë një ARMËPUSHIM të menjëhershëm! Negociatat përfundimtare për “Paqen” po vazhdojnë dhe po ecin përpara, me kusht që të mos pengohen nga injoranca apo budallallëku.

Bllokada do të mbetet në fuqi dhe do të zbatohet plotësisht deri sa të arrihet një “Marrëveshje Përfundimtare”. Gjërat duhet të lëvizin shpejt.”, shkroi Trump.