Automjeti që u përfshi nga flakët rreth orës 15.10 të ditës së sotme në mes të Durrësit, në afërsi të stacionit të autobuzave të Shijakut, është në pronësi të 26-vjeçarit S. B., i cili në zgjedhjet e 25 qershorit ishte një nga kandidatët në listën e LSI për qarkun e Durrësit. 

Sipas policise, e cila i referohet deklarates se pronarit te makines, automjeti sapo kishte dale nga servisi dhe i eshte nxehur motori, e per pasoje eshte perfshire nga flaket. Fatmiresisht nuk ka te lenduar. 

Njoftimi i policisë Durrës

Më datë 14.07.2017, rreth orës 15:10, në lagjen Nr.4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip Jaguar, në pronësi të shtetasit S. B.

Mjeti ka qenë në ecje dhe nga deklarimi paraprak i shoferit të automjetit, njëkohësisht edhe pronari , shtetasi S.B. rezulton se mjeti sapo ka dalë nga servisi dhe duke ecur ka konstatuar se i është nxehur motori dhe më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit.

Dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.

Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.