Jugu i vendit do të përfshihet nga rebeshë shiu përgjatë fundjavës. Bazuar në parashikimin e sinoptikanëve, moti do të prishet duke filluar nga mesdita e së shtunës, ndërsa e diela sjell vranësira dhe shira në të gjithë territorin.

Rebeshët e shiut do të jenë më të fuqishme te fqinjët tanë të cilët rrezikohen edhe nga përmbytjet.

Edhe temperaturat do të pësojnë rënie përgjatë këtyre ditëve, por sinoptikanët thonë se ato do të jenë tipike për muajin korrik. Por kjo situatë do të zgjasë fare pak, pasi fundi i muajit do të sjellë sërish të nxehtin afrikan.