Niko Dovana” është kthyer në “tempullin” e futbollit të klubeve të Andorrës gjatë muajve të fundit. Brenda pak javësh, skuadra e Inter D’Eskaldes ka arritur që të sigurojë dy fitore në stadiumin shqipatr, të parën ndaj Folgiores në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve dhe të dytën sot ndaj Teutës.

Për skuadrën e vendit ku luhet futboll amator, suksesi ndaj durrsakëve ishte shumë më i rëndësishëm, pasi mund t’i shtyjë drejt një kualifikimi që për të do të ishte historik.Këtë klubi e ka treguar edhe me një postim në rrjetet sociale, duke kujtuar se është vetëm hapi i parë në një rrugëtim ku shpreson që të bëjë realitet një ëndërr.“Një hap mjaft i rëndësishëm, që të vazhdojmë të ëndërrojmë”’, shkruan klubi i në adresën e tij në rrjete sociale pas kësaj fitoreje të rëndësishme.