Një person i ka dhënë fund jetës sot në Durrës duke u vetëvarur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 17 zona e Kënetës, ku viktima i moshës 58 vjeç u gjet në banesë nga familjarët, pasi kishte ndërmarrë aktin ekstrem.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.