Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë në Durrës, në rrugën e Portit, ku janë përfshirë dy automjete.

I dëmtuar ka mbetur drejtuesi i një automjeti tip “Benz”, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për kontrolle mjekësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.