13 maj 2015 –Me rastin e ardhjes së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri, ashtu siç ndodh gjithmonë kur një autoritet i lartë i huaj viziton vendin tonë, disa rrugë të kryeqytetit do të bllokohen.

Sipas njoftimit të policisë, duke nisur nga ora 10:30 e paradites së sotme deri në orën 22:00 të mbrëmjes, segmentet kryesore në Tiranë do të jenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të policisë e do të bllokohen pjesërisht këto rrugë:

Bllokimi i segmentit rrugor përkohësisht do të fillojë nga Rinasi për në “Qafën e Kasharit”,

në vazhdim te sheshi “Shqiponja”,

“Zogu i Zi”,

Rruga e Durrësit,

sheshi “Skënderbej”,

bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,

bulevardi “Zhan Dark”,

bulevardi “Bajram Curri”

“Ura e Lanës”,

dhe rruga “Xhorxh Bush”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/