Anëtari i Kryesisë së PD Eno Bozdo, ka bërë me dije se deri në orën 15:00 në qarqet e vendit kanë votuar për Primaret e PD 42,365 anëtarë dhe simpatizantë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se ky proces do të ketë transparencë, ndërsa shtoi se pjesëmarrja ka qenë mjaft e lartë.

Votimet në Primare pritet të mbyllen në orën 18:00.