Kristjan Asllani është kthyer në protagonistin e merkatos së Interit. Mesfushori shqiptar pëlqen nga Brajtoni dhe është trajneri italian De Zerbi ai që e kërkon me çdo kusht ta ketë në skuadër.

Por, përgjigja e Interit karshi klubeve të interesuara ka qenë e menjëhershme duke u refuzuar të gjitha.

Si duket, ofertat nuk kanë qenë tunduese për Interin dhe karshi një oferte jo të majme, zikaltërit nuk duan të humbin shërbimet e një prej mesfushorëve më të talentuar.

Me largimin e Brozoviç, rriten shanset e Asllanit për të luajtur ndërkohë që një ofertë e kënaqshme, mund të ndryshonte kursin aktual.

Mediat italiane raportojnë se Interi do të merrte parasysh një ofertë mes 25-30 milionë eurove, në mënyrë që të nisin negociatat për shitjen e tij.

Megjithatë, mbetet të shihet pasi për pak ditë nis kampionati dhe së shpejti mbyllet merkatoja.