Të tjera detaje janë bërë me dije nga aksidenti tragjik që ndodhi paraditen e sotme, ku një  person humbi jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe dy pasagjerët që udhëtonin me të. Ngjarja  e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 në aksin Golem-Durrës.

Drejtuesi i makinës tip “Skoda” me targa AA621GF ka humbur drejtimin e mjetit, e më pas makina është përplasur me trafikndarësen. Fatale për drejtuesin 21-vjeçar ka qenë përplasja me një kamionçinë.

Si pasojë ka humbur jetën i riu, ndërsa janë plagosur rëndë dy pasagjerët.

Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.