LONDER- Dibranët fitojnë jetesën me prodhimet e tyre si djathi, makaronat dhe shitja e gështenjave. Kështu përshkruan një fotograf anglez për gazetën “The Guardian” jetesën e banorëve në verilindje të Shqipërisë. 

David Levene udhëtoi në Shqipëri dhe ndoqi punën e një OJQ-je në disa zona shqiptare. Pikërisht në zonën e Dibrës, pranë malit të Korabit, fotografi me anë të fotove përcjell jetesën e varfër që sipas tij bëjnë shqiptarët. 

Jetesën banorët e fitojnë me anët të prodhimeve të qumështit, prodhimin e djathit cilësor dhe makaronave, jufkave të famshme dibrane, si dhe të shitjes së gështenjave, transmeton Balkanweb. 

Kështu e pasqyron jetesën e shqiptarëve fotografi anglez, duke sjellë foto artistike që mbeten gjatë në mendje. 

Në fokus të imazheve janë femrat, të cilat përballen me punët e rënda të blegtorisë, mbledhjes së gështenjave apo prodhimin e jufkave, por duke mos lënë pas edhe burrat që më pas shesin prodhimin e nxjerrë nga gratë.