Jaguar E-Pace 2023 momentalisht është ndër opsionet më të përballueshme të markës, i cili u ofron blerësve variantin sub-kompakt luksoz SUV (Sport Utility Vehicle) që ka një bukuri tipike britanike, me dinamika lozonjare të drejtimit dhe një kabinë të thjeshtë. Megjithatë, ata që kërkojnë për diçka që është masive, po kërkojnë në vendin e gabuar.

E-Pace mori një rifreskim të vogël në modelin e vitit 2021, i cili përfshinte fenerë të rinj, ndryshime në “look-un” e përparëm dhe të pasëm, por dhe një sistem të përditësuar që përdor softuerin Pivi Pro të Jaguar. Për vitin 2023, P250 SE bëhet versioni i vetëm i disponueshëm i E-Pace.
Modelet e mëparshme bazë 250 dhe 300 Sport janë ndërprerë. Kontrolli adaptiv me Stop and Go tani është standard. Disponohet gjithashtu Premium Black Pack, që përfshin amortizatorë adaptues së bashku me disqet e zeza me shkëlqim dhe detajime të jashtme.

Interiori i E-Pace ka një dizajn të pjerrët të kroskotit, i cili i jep drejtuesit të makinës mundësinë e arritjes  së lehtë të të gjitha opsioneve që ofron qendra e kontrollit. Pjesët tona të preferuara përfshijnë dekorimin e argjendtë në të gjithë kabinën dhe sediljet prej lëkure me tegela. Jaguar përmirëson kabinën me opsione si: grupin matës plotësisht dixhital 30 cm dhe pasqyra dixhitale, si dhe një ekran ballor dhe karikimi i smartfonëve “wireless”. Kabina ka më shumë sipërfaqe me prekje të butë dhe disa materiale më të bukura se modeli i vitit të kaluar. Fatkeqësisht, sedilja e pasme vazhdon të jetë me kornizim të ngushtë. Mund të ketë hapësirë mesatare për sediljet e pasme, por mund të mbajë një bagazh për çdo pasagjer plus një tepër. Me kapacitet dhe për valixhe dore dhe shumë vende magazinimi, E-Pace është një shoqërues i dobishëm udhëtimi.

Për një SUV të vogel, me dizajn unik, por me rehati maksimale, absolutisht që E-Pace është një opsion për t’u konsideruar.

Këtë super mjet, mund ta gjeni pranë “Mektrin Motors“, i cili është dhe përfaqësues zyrtar i Jaguar.