Ministri Blendi Gonxhja ka marrë pjesë në homazhet në nder të Artan Lames, i cili u nda nga jeta pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në Gjermani pak ditë më parë.

Ministri Gonxhja u shpreh se është i dërrmuar nga vdekja e papritur e Artan Lames, duke shtuar se vendi ka humbur një kujdestar të rrallë e unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.

“Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie për familjen e tij, por edhe për të gjithë miqtë dhe rrethin e tij, kam komunikuar shumë ngushtë për muzeun e koleksioneve që po punonte”, tha ai.

Ministri Gonxhja u shpreh se do të mbështesë amanetin e Artan Lames për krijimin e Muzeut të Koleksioneve.

Blendi Gonxhja: Kemi humbur një kujdestar të rrallë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie për familjen e tij, por edhe për të gjithë miqtë dhe rrethin e tij, kam komunikuar shumë ngushtë për muzeun e koleksioneve që po punonte.

Jam tërësisht i dërrmuar, është minimumi që unë dhe të gjithë ne do bëj për amanetin e tij, Muzeun e Koleksioneve që ka nisur, që ta mbështesim dhe të bëjmë të ç’është e mundur të nderojmë punën, jetën dhe veprën e tij sa i takon historisë dhe kulturës shqiptare.