Nga Elona Caslli

– Kush është kjo grua me një pellg gjaku mbi kraharor?

– Gruaja ime.

– Veç gruaja jote apo edhe nëna e fëmijëve të tu?

– Po, edhe ajo është.

– Pse e vrave?

– Se isha xheloz për të. Ajo më dukej mē e fortë se unë. Më dukej se atë nuk e kishte mposhtur jeta. Mua më kishte mposhtur prej kohësh dhe ndihesha i dobët para saj. Mora thikën e bukës dhe vrava pasqyrën ku shihja dobësinë time.
Nuk shihesha dot në atë pasqyrë. Nuk e shihja dot dobësinë time në fytyrë.

– Po pastaj?

– Pastaj shkova në polici dhe u thashë se gruaja ime ishte vetëvrarë me thikën e bukës dhe kur erdhën kuptuan se e kisha vrarë unë.

– Po tani kush je?! Je burri i një gruaje të vrarë apo babai i fëmijëve me një nënë të vrarë?

– Jam thjesht një vrasës dhe asgjë më shumë .