Gjatë 5 muajve të parë të vitit 2018 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 54.607 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike), ose mbi 11 mijë kontejnerë TEU më shumë se sa në periudhën janar-maj të vitit 2017.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, sasia e mallrave që kanë mbërritur ose janë nisur me kontejnerë gjatë 5 muajve të vitit 2018 ka arritur në mbi 640 mijë tonë gjithsej, ose 90 mijë ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Numri më i madh i kontejnerëve në këto 5 muaj, 11.768 gjithsej, është përpunuar në muajin mars të këtij viti.
Importet dhe eksportet e përpunuara me kontejnerë janë thuajse në të njëjtat shifra, përkatësisht 49.38 % dhe 50.62 %.