10 gola u shënuan në javën e 34-t të kampionatit Abissnet Superiore. Fitore regjistruan Vllaznia dhe Partizani, që falë sukseseve të sotme siguruan zyrtarisht “Final 4”.

Fitore arritën edhe Laçi dhe Teuta, ndërkohë që u mbyll në barazim 3-3 Erzeni-Kukësi. Rezultat që solli rënien e skuadrës nga Shijaku në Kategorinë e Parë.

Teuta triumfoi 1-0 përballë Egnatias kryesuese. Artan Jazxhi realizoi golin e fitores për skuadrën durrsake.

Humbja e Egnatia dhe fitoret e Vllaznisë e Partizanit, ka bërë që tashmë të jetë e hapur lufta edhe për vendin e parë.

Më pas, ka luftë që shkon nga vendi i katërt, deri të vendi i 8 në renditje, ku të gjithë skuadrat janë në lojë paralelisht si për vendin që mbetet në ”Final Four”, ashtu edhe për atë që të çon në play-out.