Superiorja mbylli javën e katërt dhe pasardhësja nis të premten dhe mbyllet ditën e hënë.Katër ditë me ndeshje në Superiore dhe gjithçka nis me Tirana-Teuta, për të vijuar me Bylisi-Egnatia dhe Erzeni-Laçi të shtunën.

E diela zbret në fushë Vllazninë dhe Kastriotin, në “Loro Boriçi”, ndërsa java e pestë mbyllet me duelin Kukësi-Partizani.

E premte, më 16 shtator

Tirana-Teuta (ora 16:00)

E shtunë, më 17 shtator

Bylis-Egnatia (ora 15:00)

Erzeni-Laçi (ora 17:45)

E diel, më 18 shtator

Vllaznia-Kastrioti (ora 17:45)

E hënë, 19 shtator

Kukësi-Partizani (ora 15:00)