26 dhjetor 2014 – Jennifer Lopez vetëm në sajë të koncerteve private arrin që të fitojë shuma marramëndëse. E ftuar si një këngëtare speciale, ajo me stafin e saj kërkojnë shuma të majme për të qënë pjesë e një shfaqje private. Lopez renditet si një nga këngëtaret e paguara më mirë. Sipas një burimi të revistës “Life&Style”, këngëtarja ka fituar 1.75 milionë dollarë në muajin nëntor vetëm në 40 minuta koncert privat në Macau, një ish-koloni portugeze pranë Hong Kongut.
"Ajo kishte një marrëveshje për të dhënë një shfaqje rreth 40 minuta për një familje të manjatëve të kazinove”, ka thënë burimi për “Life&Style”. Revista shkruan se janë paguar me qindra mijëra dollarë vetëm për shpenzimet e udhëtimit. Ajo është ulur në Macao dhe ekipi i saj kërkoi më shumë se 20 dhoma në një hotel me 5 yje për tre net.
Kujtojmë këtu faktin se ajo cilësohet dhe si një ndër femrat e bukura të show-bizit, për të cilën vlerësohet për linjat seksi. Paparacët shpesh e kanë ndjekur teksa ajo ka dalë nga palestra, duke shfaqur linjat perfekte.





