Robert De Niro reagon që Al Pacino po bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare

Robert De Niro ka reaguar tepër i emocionuar pasi mori vesh lajmin se miku i tij Al Pacino do t’i bashkohet atij në klubin e baballarëve në moshë të thyer të Hollivudit.

De Niro edhe pse 79-vjeç, u bë babai i një vajze të quajtur Gia në prill, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia e tij me të dashurën Tiffany Chen.

Por tashmë, miku dhe kolegu i tij më i afërt, Al Pacino në moshën 83-vjeçare do t’a parakalojë si prindi më i moshuar i kinematografisë, pasi e dashura e tij 29-vjeçare Noor Alfallah pret fëmijën e tij dhe është në muajin e 8-të të shtatzënisë.

Gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën për Festivalin e filmit të tij ‘Tribeca’, De Niro u pyet për faktin se Pacino do të bëhet sërish baba, duke thënë: “Çfarë djali, jepi Al, të bekoftë Zoti“.

Por duket se De Niro mund ta ketë keqkuptuar pyetjen, pasi të nesërmen gjatë një paraqitje në “Today”, aktori kishte krijuar idenë se fëmija i Pacino kishte ardhur në jetë tashmë.

Dëgjo, Al Pacino sapo lindi një fëmijë, më thanë dje në mëngjes”, tha De Niro. “Ai është disa vite më i madh se unë. Zoti e bekoftë. Shumë i lumtur për të”.

Por në të vërtetë nuk ka asnjë tregues se foshnja ka lindur.

Sakaq, De Niro dhe Pacino njihen si miq të mirë pasi kanë luajtur në disa projekte së bashku gjatë viteve, duke përfshirë “The Godfather II”, “Heat” dhe “The Irishman”.