Juventus synon Franck Kessie për të forcuar mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm. Siç raporton Sport, në Spanjë, klubi i Juventusit është futur në garë për lojtarin nga Bregu i Fildishtë.

Skuadra pretendente janë edhe Interin me Milanin, por mbi të gjitha Tottenhami, me Spurs që e kërkonin atë që në janar dhe është në pritje të vendimit nga Barcelona, ​​klub ky që duhet të gjejë një zgjidhje për të ardhmen e futbollistit.

Klubi i Juventusit mund t’i ofrojë Barcelonës një shkëmbim, gjë që do ta bënte edhe Interi duke futur ndoshta Brozovic-in, por  nevojitet përgjigja e Xavi-t, i cili do ta pranonte vetëm nëse do të ofrohet ndonjë lojtar i duhur për skemat e tij.