Justin Bieber, i ka dhënë fund thashethemeve për një krizë në martesën e tij me modelen, Hailey Bieber.
Këngëtari ka shpërndarë një postim të ndjerë për gruan e tij gjatë udhëtimit të tyre në Aspen.
Justin e quajti atë “gruaja më e mrekullueshme që kam njohur” dhe përdori një zemër për të shprehur dashurinë e tij, shkruan DailyMail.

Ky postim erdhi një ditë pas një postimi tjetër, ku Justin shpërndau një fotografi duke u zhytur në ujërat e akullta gjatë pushimeve. Ai gjithashtu ndau një fotografi duke shijuar dëborën me një mik.

Spekulimet për problemet martesore mes dyshes u rritën pas disa ngjarjeve të fundit, përfshirë një detaj shqetësues në Instagram, ku u vu re se Justin nuk po ndjek disa persona të rëndësishëm në jetën e tij, si vjehrrin Stephen Baldwin dhe mentorin Usher.
Në mes të gjithë spekulimeve, postimi i Justin për Hailey tregon se ata vazhdojnë të mbajnë një lidhje të fortë, përkundër thashethemeve.