Sherif Kallaku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Teuta-Partizani. Talenti i “Djemve të Detit” u kërkoi falje tifozë që nuk u arrit fitorja.

“Këto ndeshje normalisht duhet të shijohen, pasi Partizani është ekip me emër. Motivimi për një lojtar është i madh, edhe ndaj Skënderbeut. Kemi bërë thirrje për tifozët gjatë javës, dhe dua t’i kërkoj falje për barazimin. Ishte një rezultat jo i mirë për ne, për atë që zhvilluam, por i kërkoj edhe një herë falje tifozëve.”

Teuta u shfaq shumë më e fortë se ajo që humbi 3-0 në Tiranë me Partizanin, duke krijuar një reputacion edhe si pretendentë, por Kallaku nuk dëshiron të përmendet objektivi titull.

“Ndeshjen e parë humbëm 3-0, por i kemi falur fitoren Partizanit, pasi pësuam nga gabimet tona, ndërsa në fillim ishim të formuar në këtë merkato, dhe tani e kemi formuar bazën. Edhe Partizani që është në vendin e parë, nuk e përmend fjalën titull. Do na duhet pak kohë për këtë gjë.”