Tetë persona janë vënë nën hetim në lidhje me vendosjen ilegale të kamerave të sigurisë në Durrës, Shijak e Krujë.
Policia çmontoi sot 47 të tilla në këto tre zona.
“DurrësLajm” ka mësuar emrat e tetë personave për të cilët policia ka nisur hetimet në lidhje me çështjen e kamerave.
Për rrjedhojë, në Shijak u vunë nën hetim Albert Muharremi, Xhulio Vora, Astrit Balliu ( Avdyli) , Jasin Kala ( Avdyli ) , Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali.
Ndërsa në Durrës u vunë nën hetim Plarent Dervishi, aktualisht i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Dejvid Karaboja.
