Në të shumtën e rasteve heronjtë e vërtetë janë njerëzit e zakonshëm, ata që kanë një profesion të thjeshtë, por një zemër të madhe. Mjafton të kujtojmë rastin e Arjan Salës, i cili dha jetën e tij për të shpëtuar punonjësit pas zjarrit në qendrën tregtare.

JOQ ka publikuar një video ku shihet se si një kamerier i një restoranti në Tiranë i shpëton jetën një klienteje, turiste nga Spanja.

Ajo ishte duke u mbytur pasi i ngeli ushqimi në fyt duke drekuar dhe kamerieri ka ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar. Fatmirësisht, për pak sekonda klientja filloi të ndihej mirë dhe e falenderoi atë.

33-vjeçari deklaroi për JOQ se e bëri me zemër dhe me guxim atë veprim.