Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Sipas njoftimit të policisë, një kamion tip “Volvo” me shofer shtetasin me iniciale G.G. ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 70-vjeç.

Viktima nuk është identifikuar ende, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.