Një aksident tragjik është regjistruar këtë të hënë në Ankona të Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane një kamion është përmbysur dhe ka shtypur një autoambulancë dhe një makinë që kalonte në korsinë ngjitur me të në drejtim të kundërt.

Si pasojë e aksidentit shoferi 28-vjeçar i ambulancës dhe pacienti i transportuar ndërruan jetë, ndërsa një tjetër vullnetar që udhëtonte me ta u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin Torrette di Ancona.

Drejtuesi i kamionit ka mbetur i padëmtuar, por në gjendje shoku, ndërsa nuk dihet asgjë për gjendjen e një personi tjetër, i cili me siguri ndodhej në makinë, por goditja e të cilit me mjetin e rëndë ka qenë më pak e rëndë.

Kryqëzimi që lidh rrugën shtetërore 76 “della Val d’Esino” dhe autostradën A14 u mbyll përkohësisht.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, policia rrugore dhe ambulancat.

E’ di due vittime e tre persone coinvolte il bilancio dell’incidente stradale avvenuto lungo lo svincolo di collegamento tra SS76 e casello di Ancona Nord, nel territorio di Falconara Marittima (Ancona), dove un camion si è ribaltato schiacciando un’ambulanza della Croce Rossa di Senigallia e un’automobile Bmw in transito in senso opposto, 28 novembre 2022. Sono morti il conducente 28enne del mezzo di soccorso, e il paziente trasportato, un altro volontario della Cri è gravemente ferito ed è stato trasportato all’ospedale di Torrette di Ancona. ANSA