Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbardhur detaje nga menaxhimi i këtyre dy qendrave të pritjes së emigrantëve.

Meloni tha se kostoja është 343 mln euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar dhe sipas saj do të kursehet 136 mln euro në vit.

”Meri Hospes është shoqëria që do të ndjekë menaxhimin e strukturave. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane e guardia di Finanza.

Ministria e Brendshme ka shpallur një garë për shpenzimet e transportit që arrijnë shifrën 13.5 mln euro por sigurisht edhe përsa i përket situatës në detin Kuq e Mesdhe do të shikojmë mundësinë e trajtimit të emigranteve nga anijhet e marinës italiane. Kostoja është 343 mln euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territorkombëtar. Do të kursejmë 136 mln euro në vit”, tha Meloni.