Policia e Lushnjës vuri në pranga një 36-vjeçar të shpallur në kërkim se kërcënonte në mënyrë të përsëritur një shtetase, përmes telefonit, madje dhe e kishte dhunuar në ambientet e biznesit ku ajo punonte.

Sipas bluve, Erion Trifoni, “në datën 17.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, Tiranë, në ambientet e biznesit të kësaj shtetaseje, me anë të kanosjes dhe dhunës fizike, i ka kërkuar asaj një shumë parash”.

“Shtetasi E. T. iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, mbetur në tentativë dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, bën me dije policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë, shërbimet e Policisë Lushnjë bënë kapjen e shtetasit Erion Trifoni., 36 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, ka kanosur në mënyrë të përsëritur shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Në datën 17.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, Tiranë, në ambientet e biznesit të kësaj shtetaseje, me anë të kanosjes dhe dhunës fizike, i ka kërkuar asaj një shumë parash.

Shtetasi E. T. iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, mbetur në tentativë dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.