Kaos në ishullin grek të Samosit në Greqi. Refugjatët janë përleshur mes tyre duke i vënë flakën kampit.

Të paktën 8 persona mbetën të plagosur, ndërsa qendra e pritjes u shkatërrua tërësisht. Më shumë se 6 mijë refugjatë u evakuuan.

Ngjarja shkaktoi shqetësim e panik te banorët vendas, po ashtu u mbyllën edhe shkollat.