Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në inteligjencën informative, në Durrës u ndaluan 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Ata janë dy shtetasit Sh. R., 23 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, banues në Cërrik dhe në Durrës, të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në datën 31.12.2022, kanë vjedhur në një hotel.

Si edhe shtetasi Gj. B., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.