Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi janë kapur me lëndë narkotike. Në orët e para të mëngjesit në afërsi të Piramidës 28, punonjësit e policisë kufitare që kryenin patrullim në vijën e gjelbër konstatuan katër shtetas, të cilët nxorrën dy çanta krahu nga automjeti tip "Wolsvagen", me targa YXB 2403 ku dyshohej se ishin të mbushura me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në brendësi të dy çantave rezultoi të kishte 21 kilogramë lëndë e dyshuar kanabis sativa, që u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Fatos Agaçi ,36 vjeç, banues në Suk 1,Fier.
Andrea Cjapi ,24 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier.
Frederik Hyrija ,21 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier.
Krenar Llanaj ,30 vjeç, banues në Cakran ,Fier.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim " parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë, të automjetit tip "Opel Astra", me targa YMK 6696, me drejtues shtetasin Ernest Haxhiaj, u evidentua një pako e mbështjellë me qese plastike në një çantë dore .
Policia menjëherë ka bërë bllokimin e mjetit duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjet 1 pako e mbështjellë me qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë totale 100 gr.
Nga Specialistët për narkotikët u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Ernest Haxhiaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë, si posedues i lëndës narkotike.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.





