Tre shenja të zodiakut dallohen për aftësinë e tyre për të tërhequr vëmendjen kudo që shfaqen. Karizma, vetëbesimi dhe mënyra si komunikojnë i bëjnë të veçanta në çdo ambient shoqëror.

Në krye qëndron Luani. Kjo shenjë njihet për energjinë e fortë dhe praninë që bie menjëherë në sy. Edhe pa u përpjekur, arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Njerëzit e vënë re për mënyrën si hyn në një ambient dhe për vetëbesimin që transmeton. Kjo e ndihmon jo vetëm në shoqëri, por edhe në situata pune apo biznesi.

Pas tij vjen Peshorja, e cila dallohet për elegancën dhe mënyrën e komunikimit. Peshoret kanë një aftësi të natyrshme për të krijuar lidhje me të tjerët.

Stili, sjellja dhe qetësia që përcjellin i bëjnë tërheqëse dhe të lehta për t’u afruar. Shpesh janë ata që nisin biseda dhe krijojnë një atmosferë të këndshme.

Në këtë listë është edhe Shigjetari. Energjia e tyre është spontane dhe pozitive. Ata bien në sy për natyrën e hapur dhe optimizmin që përcjellin. Në shoqëri janë zakonisht ata që gjallërojnë atmosferën dhe lënë një përshtypje që mbahet mend.

Këto tre shenja kanë mënyra të ndryshme për të tërhequr vëmendjen, por të përbashkët kanë faktin që nuk kalojnë kurrë pa u vënë re.