Artisti kontrovers Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, ka provuar këtë verë një eksperiencë të re, atë të moderatorit të “Miss Shqipëria”, spektakli që u organizua këtë herë në Kalanë e Tepelenës.
Ke provuar shumë ngjitje skenike deri tani. Si e përjetove skenën ku parakalonin vetëm vajza të bukura?
Në fakt, nuk është se ishte ndonjë ndjesi nga ato përralloret. Unë thjesht e kisha punën e radhës.
Si ndodhi që producenti dhe regjisori Petri Bozo të propozoi për të moderuar finalen e “Miss”-eve?
Pyesni Petrin. Di që më propozoi dhe mua më intrigoi si sfidë e re.
Si u ndjeve në një skenë larg metropolit, pikërisht në Kalanë e Tepelenës?
Eventet jashtë në qiell të hapur janë gjithmonë më të bukura.
Çfarë ka magjike apo e kundërta një kala, krahasuar me Pallatin e Kongreseve, ku organizohen zakonisht spektaklet e përmasave të mëdha?
Natyra apo të papriturat e klimës të mbajnë në ankth gjithë kohës, plus që atë natë kishte shumë flutura.
Çift me Einxhel Shkirën. Ishit në simbiozë me njëri-tjetrin dhe nëse do të duhej ta shihje për një moment si partnere jete, ç’mund të thuash për të?
Me Enxhelin kalova shumë mirë dhe ishte fiks partnerja ideale për atë event.
Për të qenë në formë atë natë konsumove ndonjë pije të veçantë, pra çfarë të solli në qejf?
Ka qenë e vetmja natë që nuk kisha nevojë të pija asgjë se kisha shumë adrenalinë nga e gjithçka ishte aty… skena, njerëzit, dritat e çdo gjë tjetër.
Pasi spektakli përfundoi, Einxhel u shpreh për ty pak me shaka se ti ishe një i pirë, i çmendur, flisje shumë etj. Ia more për ters komentin?
Ajo sigurisht që e tha në tjeter konotacion sepse ato ditë që ishim aty krijuam konfidenca për t’i thënë diçka më shumë njëri-tjetrit.
Rikthehemi te gara e “Miss”- eve. Ia vure syrin ndonjë vajze gjatë provave dhe mbete i kënaqur me fituesen?
Unë jam shumë profesionist dhe sigurisht që s’i pashë me atë sy konkurrentet.
Një femër e bukur jashtë dhe brenda si duhet të jetë, dhe për konkretizim të mirë mund të na përmendësh një emër?
Të gjitha femrat janë të bukura. Dallimi është se mes tyre ka më pak apo më shumë intrigante.
Po burri që të meritojë femrën e bukur, si duhet të jetë?
Unë meritoj gjithmonë një femër të bukur.
Si mund ta fitosh një grua të bukur dhe kur e humb atë?
Femrën e bukur e fiton me lekë dhe e humb pa brekë./Panorama/