LONDER, 21 prill 2013 – Paraditen e sotme, dukesha e Kembrixhit ka pritur 400 skaut nga e gjithë Britania e madhe në kështjellën Windsor. Ceremonia është kthyer tashmë në traditë prej mëse 80 vitesh.

Kate Middleton, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dukej në formë mjaft të mirë. Gruaja e princit William nuk e ka humbur aspak elegancën që e karakterizon, megjithëse barku ka nisur të bëhet tashmë mjaft i dukshëm.

Foshnja mbretërore pritet të vijë në jetë në muajin korrik. Pas lindjes dukesha parashikon të kalojë pak kohë në shtëpinë e prindërve të saj.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/