Në kalatat e portit të Durrësit sot vazhdon përpunimi i katër anijeve që ka sjellë 13.500 tonë mallra të ndryshme, ndërsa nga Bari (Itali) kanë mbërritur sipas grafikut dy tragetet e linjës.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se anijet që po shkarkohen në kalatat 1, 2, 5 dhe 11 kanë sjellë nga importi mallra të ndryshme, si grurë, çimento, gurë mermeri dhe skrap. 

Gjatë ditës priten edhe tri anije të tjera me 79 kontejnerë dhe 7530 tonë mallra si xhama dhe skrap.

Ndërkaq në kuadër të nismës rajonale “Adrion” në akuatoriumin e portit janë mikpritur edhe disa anije ushtarake nga vendi ynë, Greqia, Italia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia. Mjetet lundruese do të marrin pjesë në stërvitjen rajonale detare “Adrion Livex 2018”.