Nicole Scherzinger është paditur nga themeluesja e Pussycat Dolls, Robin Antin, pas turneut të ribashkimit të grupit.
Këngëtarja, e cila u nda nga vajzat në vitin 2010 refuzoi të përformojë në turne, sipas Antin, pas një kontrate të nënshkruar në vitin 2019.
Antin pretendoi se kishte negociuar për rikthimin e këtij grupi që dy vite.
Në vitin 2019 ra dakord që Scherzinger të ishte aktive në turne në 45 shfaqje live.
Në këmbim, këngëtarja do të merrte 49% të aksioneve dhe fitimeve, ndërsa Antin do të merrte 51% tjetër.
Ribashkimi ishte shtyrë për shkak të pandemisë.
Në prill të këtij viti, Scherzinger doli me kushte të reja për marrëveshjen. Ajo bëri kërkesë që të ketë kontroll të plotë dhe të ketë autoritet në vendimmarrje.
Ajo akuzohet për zhvatje dhe pritet që së shpejti gjykata të marrë vendimin përfundimtar.