Kalaja e Skënderbeut dhe kisha e Shën Ndout, tani lehtësisht të vizitueshme pas ndërtimit të një aksi të ri rrugor 5.6 kilometra të gjatë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit

DURRËS, 26 korrik 2013 – Kepi i Rodonit, gjatë Luftës së Ftohtë, pikë strategjike ushtarake, tani është vendi më i bukur në të dy anët e Adriatikut. destinacion për të gjitha llojet e turizmit: fetar, treking, agro-industrial etj., për më tepër që shkohet me një rrugë të re të asfaltuar.

Në Kepin e Rodonit ndodhen disa nga monumentet më të rëndësishme. Aty ndodhet Kalaja e Skënderbeut dhe kisha e Shën Ndout. Ato ndodhen në pjesën më skajore të bregdetit të Durrësit, në komunën e Ishmit, dhe tani janë lehtësisht të vizitueshme pas ndërtimit të një aksi të ri rrugor 5.6 kilometra të gjatë nga fshati Shetaj i Durrësit dhe që përfundon pranë Kishës së Shën Ndout. Rruga është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si pjesë e projekteve për zonat me potencial të lartë në turizëm. Rruga e re kalon pranë Kishës së vjetër të Shën Ndout (Antoni), një objekt i rëndësishëm kulti, i cili frekuentohet jo vetëm nga besimtarët e zonës, por edhe më gjerë.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/