Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi është kërcënuar nga një shtetas tjetër ditën e sotme pranë Gjykatës së qytetit, ndërsa prokurori ka kallëzuar penalisht shtetasin Andon Qako.

Mësohet se Gripshi është ofenduar dhe kërcënuar nga Qako për shkak të detyrës së tij teksa dilte nga ambientet e gjykatës pas një seance gjyqësore.

Sakaq raportohet se pasi ka ndaluar gjykatësin dhe e ka ofenduar e kërcënuar, për Andon Qakon është kërkuar shoqërimi i tij i menjëhershëm.

Konfirmohet se shtetasi që kanosi Prokurorin e Rrethit është Andon Qako,një qytetar beratas që mbron kauzën e kafshëve, ndërsa raportohet se nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka ofenduar e sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit.