Mathias Pogba është arrestuar, ndërsa akuzohet se ka qenë pjesë e një komploti për të zhvatur para nga vëllai i tij Paul Pogba.Katër persona të tjerë janë vënë gjithashtu nën hetim zyrtar për zhvatje dhe kërcënim bëjnë me dije mediet franceze.

Avokati i Mathias Pogba, Yassine Bouzrou, tha se klienti i tij është i pafajshëm.

Ai i tha transmetuesit francez “BFMTV”: “Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim”.Në fillim të këtij muaji, prokuroria në Paris nisi një hetim gjyqësor mbi akuzat e Paul Pogba se ai ishte objektiv i tentativave për zhvatje dhe kërcënime nga një bandë e organizuar, ku theksoi se pjesëtar ishte edhe vëllai i tij Mathias.