Teuta do të luajë nesër sfidën e javës së 10-të të Superligës ndaj Partizanit. Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 16:45.

Durrsakët kërkojnë të rikthehen me çdo kusht te fitorja duke parë që nuk fitojnë prej 3 takimesh radhazi. Lajmi i mirë për trajnerin Martini dhe stafin teknik është që Teuta në këtë ndeshje nuk do të ketë asnjë mungesë.

Në sfidën e kaluar ndaj Skënderbeut, kampionët në fuqi kishin plot 4 mungesa titullarësh, ndërsa këtë ndeshje, trajneri Martini do të ketë luksin e zgjedhjeve do të hedhë në fushë të gjithë “artilerinë e rëndë” që ka në dispozicion.