Kandidatja për primaret e Partisë Demokratike në Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, thotë se nuk i trembet asgjë, madje zbulon edhe të pathëna nga rinia e saj.

Kam qenë edhe qitëse me pistoletë, me ekipin e parë të Tiranës”, tha ajo ndër të tjera.

Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, Kalaja deklaroi se ka qenë këngëtare soliste te Pallati i Pionierëve dhe se nëse do e ftonte diksh të këndonte, do e pranonte me kënaqësi.

Kam qenë këngëtare, soliste në Pallatin e Pionerëve profesori im Robert Eadoja këmbënguli mos të vazhdoja Liceun Artistik se isha me 10 absolute.

Më tha se je një këngëtare si shumë të tjerë, por je shumë mirë me mësimet.

Mbase dhe këtë karrierë e kam nga Robert Radoja.