Shoqërimi me verëra është në varësi të menusë së përzgjedhur. Ndarja kryesore është verëra të bardha të strukturuara me peshk dhe verërat e kuqe me mish. Në varësi të llojit të mishit, sipas ekspertëve, verërat përgjithësisht kalojnë nga tenor alkolik mesatar deri në të lartë dhe të vjetëruara.

Shkrimtari rus Pushkin thoshte se dashurinë dhe verën duhet t’i kemi pranë njësoj. Kjo është dhe lumturia e jetës! Një rast i mirë për t'i bashkuar këta elementë janë drekat dhe darkat me familjarët gjatë festave të fundvitit.

Shoqërimi me verëra është në varësi të menusë së përzgjedhur. Ndarja kryesore është verëra të bardha të strukturuara me peshk dhe verërat e kuqe me mish. Në varësi të llojit të mishit, sipas ekspertëve, verërat përgjithësisht kalojnë nga tenor alkolik mesatar deri në të lartë dhe të vjetëruara.

Dashamir Elezi, president i Organizatës shqiptare të somelierisë, shpjegon: “Mishi i pulës, viçit, qengjit etj. kanë veçantitë e tyre dhe vera duhet t’i përshtatet mishit që kemi në tavolinë. Mishi i viçit kërkon një verë më të lehtë se ai i lopës. Kur kemi mish shpendësh, unë këshilloj gjithmonë verëra të lehta dhe elegante. Për gjelin e detit, idealja do të ishte vera e kuqe.”

Çdo teprim është i dëmshëm, ndaj duhet patur kujdes në abuzimin me ushqimin dhe me pijet: “Duhet të kemi parasysh linjat dhe të mos ekzagjerojmë me kaloritë. Tavolina të fton, por nuk duhet tepruar.”

Fantazia e amvisave e bashkuar me këshillat e ekspertëve, vera e duhur, njerëzit e dashur pranë dhe sigurimi i orëve të këndshme në festat e funvitit është i garantuar!