Gjatë kësaj fundjave në akuatoriumin e portit pritet të mbërrijnë edhe gjashtë anije tregtare me afro 15 mijë tonë mallra gjithsej.
Ndërkaq, në kalatën 6 që nga mesdita e së premtes ka nisur të përpunohet anija “Contship IVY” me 425 kontejnerë në bord.
Anijet që priten të shtunën dhe të dielën do të ankorohen në kalatat 1-5 të Terminalit Perëndimor. Prej tyre do të shkarkohen grurë, tuba uji, xhama, çimento, llamarinë dhe gurë mermeri.