Duket se lajmi që raporton Agi do të mërzisë jo pak fansat e njeriut merimangë.

Këtë herë doktor Octopus do të mundë dhe do të vrasë të mirin Peter në numrin e 700 të edicionit “The Amazing Spiderman”. Duket se fundi i trishtë i njeriut merimangë do të ndodhë në edicionin special me rastin e 50 vjetorit të aventurave të të mirënjohurit Spiderman.

Gjithsesi mos u merakosni. Marvel ka bërë të ditur se personazhi nuk do t’u thotë lamtumirë fansave të tij. Tashmë seria e edicioneve të  “The Amazing Spiderman” nuk do të pasohet nga numri 701, por nga janari do të nisë një seri e re me titull ’The Superior Spider-Man’.