Kiara Tito dhe ekipi i saj kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Stambollit për të nisur xhirimet e emisionit “Kepi Tundimeve”, që do të vijë nën drejtimin e moderatores këtë sezon.

Bashkë me stafin e programit, në fluturim ka qenë edhe këngëtari Luiz Ejlli i cili do të fluturojë më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të mbajë një tur disa ditor me disa koncerte për komunitetin shqiptar atje.

Kiara ka publikuar një story nga aeroporti i Stambollit, duke konfirmuar kështu udhëtimin e saj drejt Turqisë.