Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, u ka dhënë përsëri një mesazh të qartë drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, në 5 vjetorin e kësja reforme të rëndësishme. Ajo ka thënë se Amerika qëndron krah tyre dhe vendit tonë.

Duek kërkuar rezultat nga drejtuesit e institucioneve të reja, ajo bëri të qartë se personat që kanë përfituar nga pushteti në vendin tonë, duhet ta kenë të qartë se ditët e tyre kanë përfunduar.

“SHBA janë me ju dhe ne duam t’ju shohim të vazhdoni punën e mirë për të kapërcyer pengesat në shtetin tuaj. Ne do të jemi me ju deri në fund. E kemi mbështetur Reformën në Drejtësi deri në vitin 2016. Kjo reformë ka nisur me administratën Obama, ka vazhduar me administratën Trump dhe do vazhdojë me atë Biden.

Tregojuni atyre që kanë përfituar nga sistemi i prishur, që ditët e tyre kanë përfunduar, që nuk mund të imponojnë më padrejtësinë e tyre mbi të gjithë të tjerët. Ka ardhur koha që të tregoni se drejtësia do të prevalojë/ do të mbizotërojë në Shqipëri”, është shprehur diplomatja e lartë në Tiranë, në një takim që po zhvillohet aktualisht dhe drejtohet nga ministrja Gjonaj.

Të pranishëm janë kreu i SPAK dhe ajo e BKH, dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Yuri Kim tha se SPAK dhe BKH po japin rezultat, edhe vettingu po ahstu.

“SPAK dhe BKH ajnë funksionale dhe janë duke dhënë rezultat. Vetingu ka shkulur gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.  As edhe një nuk është mbi ligjin dhe ju përket institucioneve të drejtësisë dhe ju të tregoni përmes veprimeve tuaja që kjo do të jetë e vërtetë dhe të mbetet e vërtetë.  Të gjithë rreth kësaj tryeze të sigurohen të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë”, shtoi ajo.

Kim tha se shumë kanë dashur që Reforma të mos ndodhte, e madje shumë akoma duan që parandalojnë veprimin e saj.

“Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur, madje shumë nuk kanë dashur të ndodhte, por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë që të parandalojnë veprimin e saj. Është puna e gjithsecilit rreth kësaj tryeze, jo e të huajve por e shqiptarëve që të pohojnë që e sotmja është e mirë për të nisur.”