KINE – Aparati kozmik kinez "Chang'e-2" fluturoi pranë asteroidit gjigand Tautatis dhe fotografoi sipërfaqen e tij. “Aparati kozmik iu afrua asteroidit në një distancë prej 3.2 km”,- njofton Agjencia “Xinhua”.

Asteroidi në fjalë ka një diametër prej 5,4 km, ndërsa periudha kohore e rrotullimit të tij rreth Diellit është 4 vjet. Tautatis i afrohet shpesh herë Tokës dhe konsiderohet si shumë i rrezikshëm.

"Chang'e-2" u bë sonda e parë që fluturon kaq afër asteroidit. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje Kina deklaroi se zotëron teknologji dhe anije kozmike të afta për fluturime ndërplanetare.