Dy turistë, një i huaj dhe një shqiptar nga Kosova, janë ndihmuar nga grupi alpin i FNSH Shkodër pasi kishin humbur kontaktet gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit.
Thirrja për ndihmë e dy turistëve ka vënë në lëvizje grupin alpin të FNSH Shkodër të cilët kanë shkuar në ndihmë të policisë.
Pas disa orësh kërkimi efektivët kanë gjetur dy turistët në fshatin Zogaj përgjatë Malit të Taraboshit në gjendje të mirë shëndetësore. Dy turistët kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe po transportohen në qytetin e Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
FNSH e Shkodrës shpëton një grup turistësh që kishin humbur në Malin e Taraboshit/ Kryebashkiaku Benet Beci falenderon grupin alpin të FNSH.
Dua të falënderoj sonte grupin alpin të FNSH-së Shkodër për gatishmërinë e treguar ndaj dy turistëve që kishin humbur kontaktet në Malin e Taraboshit.
Forcat tona të policisë, së bashku me grupin alpin të FNSH-së, pas disa orësh kërkimesh arritën të gjejnë turistët në Zogaj, në Malin e Taraboshit, duke u ofruar ndihmë një turisteje nga Gjermania dhe një shtetasi nga Kosova, me banim në Prishtinë.
Mirënjohje efektivëve të Shkodrës për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar!👏👏