Tentoi të fuste një shumë eurosh, pa i deklaruar në PKK Port Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kavaja. Sekuestrohen 33 000 euro, të cilat dyshohet se ishin fituar nga aktivitet kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Skerdi Celhaka, 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.