Një turiste është gjetur e pajetë sot në apartamentin që kishte marrë më qera në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare policore, 69-vjeçarja, banuese në Florida, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Ndërkohë trupi i saj i pajetë është dërguar në Morgun e Spitalit të Vlorës dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Policia vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
“Policia e Vlorës ka nisur hetimet pasi sot në spitalin e Vlorës dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasja M. C., 69 vjeçe, banuese në Florida. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.